Ata nuk e kishin kuptuar akoma Shkrimin: që ai duhet të ringjallej nga
të vdekurit
është një rit arkan dhe solemn
atë që bën Kisha e Shenjtë në ditët e Pasionit. Sikur të ishte befasuar nga një
trishtim i shenjtë, mbulon me një vello të errët imazhet e shenjta, dhe me
emrin e të Dielës të “Pasionit” fton shpirtrat të qajnë menjëhere për Pasionin
dhe vdekjen e Zotit Tonë, Jezu Krishtit. Mbas javës të Pasionit vjen shumë
shpejt tjera që Kisha e quan "e shenjta ose më e madhja", në të cilën
ritualet e saj u bënë më të trishtuara, këngët e saj më të zymta, veshjet e
saja më të pikëllueshme. Atëhere kush nuk merr pjesë në një trishtim kaq të
shenjtë.
Por
ja që në ditën e tretë të përkujtimit kaq të rëndë, një tjetër mjaft e ndryshme
do t’a zëvëndësojë: ajo e Pashkëve, është dita e madhe e Ringjalljes! çfarë jubile atë ditë! Çfarë feste në
gjithë Kishën militante! Vëllezër! Nëse unë nga Kisha militante hedh një vështrim
Kishës triumfuese, aty unë nuk shoh më alternim loti dhe gëzimi, Pasioni dhe
Pashke: por aty Pashka është e përhershme, është i pandryshueshëme: aty gëzimi
është i plotë dhe i përjetshëm.
Në qoftë se
"Jezusi" do të thotë "Shpëtimtari", "shpëtimi” jonë
është arritur pikërisht me ringjalljen. Atëherë ne nuk e shohim më Jezusin subjekt
të Passionit, por i pandjeshëm dhe i lavdishëm, e shohim në Mbretërinë e
Lavdisë, i gjallë, i pavdekshëm, i ulur në të Djathtë të Atit të Përjetëshëm.
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që u përlëvdua Madhëria Hyjnore me
vuajtjet dhe poshtërimet, dhe kështu që Ati i dha atij një Emër përmbi çdo Emri.
Duke thënë "Jezus," ne e shohim lavdishëm midis Engjëjve dhe të Shenjtorëve.
Vëllimi 12, 1934 file
+ Vëllimi 13, 1996 file
best shoes | Air Jordan Release Dates 2021 + 2022 Updated , Ietp