Ka qenë një i
sëmurë, Llazari nga Betania, fshati i Marisë dhe motrës së saj Marta
Në lidhje me dashurinë e miqësisë,
antikiteti paraqet tipet e tija në Damon, në Pythias, në Pylades dhe Orestes,
por shembujt më të mirë jepen në Shkrimet e Shenjta në miqësinë e Davidit dhe
Jonathanit: miqësi që i hoqi ato vuajtje sublime Profetit pas vdekjes së
dhimbëshme të Jonathanit: o Mali Gilboa, nuk hedh mbi ju, as shi, as vesë,
sepse tek ju ka qenë e thyer mburoja e të fortëve, dhe Jonathani si një luan i
vogël u ul! Një shembull akoma më domëthenës i dashurisë së miqësisë është
ajo që paraqitet në Sh. Pjetrin e Palin, të
cilët sipas Kishës ata kanë jetuar së bashku.
Vetëm se të gjithë këto dashuri nuk janë
veçse dashuri të ngushta dhe të kufizuar, sepse e ngushtë dhe e kufizuar është
zemra e njeriut. Ato nuk janë veçse dashuri kalimtare, sepse kalimtare është
çdo krijesë mbi këtë tokë, që me thënjen e Jobit, thahet shpejt si një bar. Të
paqëndrueshme dhe të pasigurta janë gjithashtu këto dashuri, sepse i
paqëndrueshëm është njeriu, duke mos i patur asnjë besim, e drejtë shprehja
biblike: Mallkuar qoftë ai që ka besim në njeriun. Por ju doni të dini
se ku është dashuria në shkallën më të lartë dhe të pafund ? Shikoni tej Zemrën
e Shenjtë! Shikoni flakët rreth saj? A e shihni plagën që e shqyen? Gjakun që e
lag? Ferra që e thumbon, drita që e rrezaton?
Jezusi na do me dashurinë e një miku. U ka
thanë Ai vetë apostujve të tij: unë ju kam quajtur miq. Ja tha të gjithëve
atyre që e zbatojnë urdhërimet e tija. Gjatë jetës së tij në tokë e shfaqi
mjaft mirë se sa mik ishte për të gjithë. Dhe meqë karakteri i miqësisë së
vërtetë njihet në fatkeqësitë, e tillë ishte pikërisht miqësia e Jezusit. Ai
ishte gjithmonë me fatkeqësit, me të varfërit. Kur një ditë i thanë se Llazari
kishte vdekur, Jezusi tha: miku ynë Llazari fle. Dhe për të treguar se
sa e gjallë ishte miqësia në zemrën e tij, ai qau.
Vol. 10 cap.
Kap. 39 Rrjeshti 1822