E diela e katërt e Kreshmës

Në kohën që po kalonte, pa një njeri të verbër që nga lindja, Gjn. 9,1

Të verbër me frymë
shpirtërore janë shpirtrat të cilët nuk kanë sy për të njohur të vërtetën, se
nuk duan të shohin Qytetin e vendosur në lartësinë e maleve, domethënë Kishën
Katolike, të cilët shkojnë verbazi në errësirën e gabimit, ndërsa shkëlqen
dielli i së vërtetës.

Për ata është ilaç
i vlefshëm Fuqia Shpëtuese e Jezusit. Në fakt Zoti Ynë deshi të tregonte në
Ungjillin se si Gjaku i tij i çmueshëm
shëron verbërinë shpirtërore. Një i verbër i paraqitet Zotit Tonë dhe iu lut, e
Jezus Krishti përzjeu pështymën me baltë dhe formon një brum me të cilën prek
sytë e të verbërit dhe pastaj e urdhëron të lahet.

Ky është një
simbol. I verbëri është njeriu që nuk don të shohë të vërtetën. Llumi i formuar
nga pështyma është një simbol i pendimit për të cilën Perëndia tregon para syve
të mëkatarit llumin e mëkateve të tij. Fuqia Shpëtuese e aplikuar në
Shenjtërimin e Pendesës është dushi ku lahet balta e mëkatit dhe hapen sytë për
të vërtetën.

Fuqia Shpëtuese e
Jezusit shëron çdo sëmundje shpirtërore, sepse ajo është e ngjashme me atë të
lumit të përmendur në Shkrimet e Shenjta, që rridhte në Parajsën tokësore për
të ruajtur të përjetëshme vegjetacionin e bimëve. Fuqia Shëruese rrjedh
vazhdimisht për Kishën Katolike në të gjitha klasat dhe lulëzon bimët e
fishkura, i jep jetë atyre që janë duke u tharë dhe forcon gjitmonë më shumë
sythet që të japin frutat e veprave të mira.

Për të nxjerrur
fitim, duhen tri gjëra:

1° Duhet
t’i afrohemi Gjërave të Shënjta, të cilat përmbajnë Fuqinë Shpëtuese të Jezusit

2° Duhet
të lutemi, sepse lutja është çelësi
që hap dyert e mishërimit.

3° Lutja
që bëjmë, duhet t’a bëjmë duke i kërkuar Perëndisë zemërgjerësi për meritat e
Jezusit. Zoti nuk i mohon.

file 1782
File 1782 Shënjtor Annibale M. di Francia, Shkrimet, vol. 10, kap. 4, rrjeshti
1782

 

Adidas shoes | Air Jordan

Indirizzo Contatto
Congregazione dei Padri Rogazionisti del Cuore di Gesù
Via Tuscolana 167, Roma 00182 - Italia
Tel. 067020751
© 2023 xxxxx