E diela e tretë e Kreshmës [Al]

Është një grua
nga Samaria që po nxirte ujë nga pusi.
Jezusi thotë:” Më jep të pi”.

Cili është ai ujë
i gjallë që zbut çdo etje, i cili rikrijon çdo frymë, që përmbush çdo dëshirë? Cili
është ai burim i mrekullueshëm nga i cili rrjedh vena e kulluar që heq etjen
përgjithmonë? Ja është mbi Altarin e Eukaristisë, burimi i përhershëm i
"Ujit të Mishërimit”. Këtu shuhet etja e lakmisë njerëzore, këtu shuhet
zjarri i epshit, këtu mbushen dëshirat e zjarrta të shpirtrave të dashur. Ky
është dushi që pastron dhe dëlirson, ky është shiu i dobishëm që depërton në
thellësi të tokës, domethënë në mes të thatësirës shpirtërore, dhe prodhon
frutat e jetës së përjetshme; ky është lumi që rrjedh gjithmonë dhe kurrë nuk
thahet, ky është deti i çdo kënaqësie, oceani i çdo dashurie.

    

Jezusi i ulur në
buzë të këtij burimi misterioz pret të gjitha shpirtrat për t’i dhënë atyre dashurinë
e theksuar të bamirësisë së tij. Ai na thërret në këtë burim mistik, shihni
mërësinë e ëmbël të dashurit tonë Jezus, Ai ka një etje për shpirtrat tanë, dhe
natën dhe ditën, i mbyllur në atë Flijim të shenjtë, duket se ai i përsërit
shpirtit tonë, si një ditë në Samaritana: “Bijë më jep të pijë”. O
Shpirt shpenguar prej Gjakut tim të çmuar, kam etje për ju, unë jam i etur për
dëshirat tuaja, mendimet tuaja, ndjenjat tuaja, për vetë vulnetin tuaj.

Pra, le t’i themi
me Samaritanen: "Zot na jep këtë ujë që ne mos të kemi kurrë etje për
gjërat e kësaj bote”

Vol. 16 Kap.
34 Rrjeshti 5192