E diela e tretë e Pashkëve

Ndoshta nuk digjej zemra jonë kur ai, gjatë rrugës, na fliste dhe na shpjegonte Shkrimet e Shenjta?


Dy pelegrinë “ishin në rrugën e tyre për në një fshat të quajtur Emaus”. Për çfarë flasin? Për Jezusin. E Jezusi shfaqet dhe flet me ata. Duket dhe zhduket! Por Emri i tij, Personi e tij nuk mund të zhduket nga mendja e tyre: thërrasin të joshur: "Ndoshta nuk digjej zemra jonë kur ai, gjatë rrugës, na fliste e na shpjegonte Shkrimet e Shenjta?"

Unë ju këshilloj pra për t’i kushtuar një vëmendje serioze Fjalës së Perëndisë, për ta dëgjuar si një fjalim të rëndësisë më të lartë. Shpesh mjafton vetëm një fjali , vetëm një sentencë, vetëm një kalim biblik i reflektuar mirë për të prodhuar efekte të mrekullueshme. Për këtë Fjala e Perëndisë quhet fara: fara është një kokërr e vogël që e futur nën tokë dhe e kultivuar zhvillon një pemë të madhe. Pra një fjalë, e mbjellur mirë brenda zemrës tuaj dhe e kultivuar me reflektim të shëndoshë, zë rrënjë dhe përhapet, dhe përfundon duke dhënë rezultatet e plota.

Një rregull për të nxjerrur fitimi nga Fjala e Perëndisë është pasqyrim. Pasqyrim do të thotë që të mendosh rreth asaj që është e kuptueshme: ajo është një lloj i të menduarit. Tani ky është një mjet efektiv për të patur fitim nga Fjala e Perëndisë: të mendosh e të mendosh përsëri atë që kemi dëgjuar. Një kusht tjetër i domosdoshëm për përfitim, është kujdesi në dëgjim, sado që një parim, një sentencë, një shembull i mirë nganjëherë mund të prodhojë përshtypje të forta dhe të bëjë një ndryshim të papritur në zemër, por edhe në shumicën e rasteve një parim, një sentencë, një shembull i mirë nuk janë të mjaftueshëm. Duhet me qenë për një kohë të gjatë nën shiun e hirësimit me qëllim që ai gradualisht të hyjë deri në palcën e kockave tona.

Vol.13, rrjeshti 1996 + Vol.10, rrjeshti 1797